Masat për sezonin turistik, kontroll për mjetet ujore, monitorim dhe nga ajri

Nga A2 CNN
23 Qershor 2025, 10:48 | Kronikë

Masat për sezonin turistik, kontroll për mjetet ujore, monitorim dhe

Që në nisje të sezonit turistik, incidentet por edhe ngjarjet e rënda të shkaktuara nga përdorimi i mjeteve ujore Jet Ski nuk munguan as këtë vit në vendin tonë.

E për të parandaluar ngjarje të tjera të rënda, policia ka hartuar planin e masave për kontrollin e tyre. Por çfarë duhet të kenë parasysh subjektet që kanë në administrim këto mjete, dhe se kush duhet t’i përdorë ato?

Drejtori i Rendit Publik Agron Çeli thotë se këto mjete do të jenë të gjitha nën kontrollin e forcave të policisë.

Për të kontrolluar personat që përdorin këto mjete lundrimi dhe që mund të jenë një rrezik i shtuar për pushuesit, do të përdoren edhe dronët.

Për të pasur një sezon më të qetë për pushuesit, jo më pak angazhim kanë edhe policia rrugore, të cilët tashmë kanë kaluar në gatishmëri të përforcuar, kryesisht në qytetet bregdetare.

Këtë vit, për herë të parë, shërbimi 12-orësh i policisë do të aplikohet vetëm në zonat bregdetare. Por në ndihmë të këtyre drejtorive vendore janë dërguar forca shtesë edhe nga drejtoritë e tjera, të cilat do të kompensohen sipas rregullave ligjore. Mësohet se të angazhuar gjatë këtij sezoni turistik, do të jenë më shumë se 2500 forca policie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos