Policia: Procedohen tre gjahtarë në Maliq, sekuestrohet lepuri

Nga A2 CNN
15 Tetor 2025, 17:03 | Kronikë

Policia: Procedohen tre gjahtarë në Maliq, sekuestrohet lepuri

Policia në Maliq ka proceduar penalisht tre të rinj nga fshati Libonik, pasi janë kapur në flagrancë duke shkelur moratoriumin e gjuetisë. Tre djemtë u kapën në flagrancë gjatë natës duke kryer gjueti të paligjshme dhe atyre ju është gjetur një lepur i egër, i vrarë me armë gjahu. 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bazuar në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme të gjuetisë dhe të prerjes së pyjeve, kanë kryer kontrolle në zona të ndryshme në qarkun Korçë.  Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur "Burimi i Selcës", Maliq, janë kapur në flagrancë 3 shtetas që po kryenin gjueti të paligjshme në këtë zonë. Në këtë vend u gjet një kafshë e egër, e vrarë me armë gjahu.   Në përfundim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuam materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. A., 31 vjeç, banues në Maliq, L. D., 20 vjeç dhe M. T., 23 vjeç, banues në fshatin Libonik”, njofton policia.

Autoritetet bllokuan një armë gjahu, si dhe i hoqën lejen për mbajtjen e saj, si pasojë e shkeljes së moratoriumit. Po ashtu është sekuestruar municion luftarak, një elektrik dhe një automjet.  Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Keqtrajtimi i kafshëve". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos