Mbante kokainë në dyqan për ta shitur, arrestohet i riu në Shkodër

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2025, 09:56 | Kronikë

Mbante kokainë në dyqan për ta shitur, arrestohet i riu në

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës pasi mbante fshehur kokainë në dyqan për ta shitur. Dyshohet se Hertjon Hasanbelliu, e ndante kokainën në doza për shitje.

Gjatë kontrollit në dyqanin e tij, në vendin e quajtur Fushë Qelë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar kokainë, një peshore elektronike dhe një celular.

Njoftimi i Policisë Shkodër

Mbante fshehur kokainë në dyqan për ta shitur, arrestohet 28-vjeçari. Së bashku me lëndën narkotike, sekuestrohen një peshore elektronike dhe një celular.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, arrestuan shtetasin H. H., 28 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit në dyqanin e tij, në vendin e quajtur Fushë Qelë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar kokainë, që dyshohet se 28-vjeçari e ndante në doza për shitje, një peshore elektronike dhe një celular.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos