"Mbaron më 8 mars", Ilir Beqaj ftesë gjyqtarëve për të parë sterilizimin

Nga Armand Bajrami
16 Shkurt 2026, 16:33 | Kronikë

"Mbaron më 8 mars", Ilir Beqaj ftesë gjyqtarëve

Mes ironisë për prokurorët dhe afrisë së përfundimit të kontratës koncensionare të “Sterilizimit”, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ftoi trupën gjykuese ndaj tij në Gjykatën e Posaçme të shkojë e ta shohin vetë si është zbatuar kjo kontratë. Nga kafazi i sallës së gjyqit, ish-ministri i akuzuar për vjedhje në formën e grupit të strukturuar kriminal, Beqaj tha se duhej bërë tani, pasi më vonë nuk kishte më kuptim.

“Kontrata për të cilën jemi këtu mbaron më 8 mars. Unë do të doja të shkoni ta vizitoni vetë realitetin e kontratës. Prokurorët nuk e bënë kurrë. Se sipas tyre, u bëmë grup kriminal tre veta vetëm për të vjedhur. Është ftesë, asgjë më shumë. Mbaron për tre javë dhe pastaj nuk ka kuptim", u shpreh ai, përcjell A2 CNN.

Kërkesa e Beqajt mbeti vetëm në kufijtë e një deklarimi në sallën e gjyqit. Seanca e së hënës dështoi, për shkak të mungesës së dy avokatët të ish-ministrit. Secili prej tyre kishte njoftuar gjykatën se nuk mund të paraqiteshin për shkak të angazhimeve të tjera paralele.

Duke e konsideruar të papërligjur mungesë, gjykata caktoi nga 10 mijë lekë gjobë për ta. Në gjykatën e Posaçme ish-ministri Beqaj po gjykohet i veçuar nga të bashkëpandehurit e dosjes, mes të cilëve janë edhe ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj, dy personat e tjerë të konsideruar nga SPAK si pjesë e të njëjtit grup kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos