Incidenti ku u dëmtua turisti belg, Gjykata e Durrësit lë të lirë administratorin e vendbazimit të mjeteve ujore

Nga A2 CNN
19 Qershor 2025, 18:34 | Kronikë

Incidenti ku u dëmtua turisti belg, Gjykata e Durrësit lë të

Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë administratorin e vendbazimit të mjeteve ujore në Shkëmbin e Kavajës, ku pak ditë më parë u regjistrua incidenti detar ku u lëndua turisti belg.

Turpi Gjykues pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve të pranishme në seancë dhe më pas ka marrë vendim për ta lënë të lirë shtetasin nën hetim Skerdilaid Xhameta, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë kundër këtij vendimi lejohet ankimim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të gjykatës.

Vendimi i Gjykatës:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

2. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim S. Xh.

3. Caktimin ndaj personit nën hetim S.Xh. masën e sigurimit personal "Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore", të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", të parashikuar nga neni 289/1 K.Penal

4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim S. Xh. nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i paraburgosur për ndonjë vepër tjetër penale.

5. Urdhërohet personi nën hetim S.Xh.të paraqitet pranë policisë gjyqësore të martën e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 10:00 minuta.

6. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Durrës dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

7. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) diteve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të gjykatës.

U shpall në Durrës, me datë 19.06.2025 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos