Hetimet për kontrabandën e cigareve, SPAK kontrollon edhe banesën e Ergys Agasit

Nga A2 CNN
19 Qershor 2025, 18:08 | Kronikë

Hetimet për kontrabandën e cigareve, SPAK kontrollon edhe banesën

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ushtruar kontrolle në banesën dhe biznese të biznesmenit Ergys Agasi. 

Hetuesit e BKH, të mbështetur nga efektivë të Policisë së Shtetit, kanë ekzekutuar një vendim gjyqësor të lëshuar nga Gjykata e Posaçme për kontrollin e disa ambienteve në qytetin e Durrësit dhe Tiranës.

Burime pranë SPAK, konfirmuan për A2 CNN, ndërmarrjen e  kontrolleve për llogari të një hetimi të kësaj strukture.

Jozytarisht, mësohet se veprimi hetimor lidhet me një procedim penal mbi persona të dyshuar si të përfshirë në kontrabandën e cigareve.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar akte shkresore dhe pajisje elektronike, të konsideruara nga hetuesit me vlerë për hetimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos