Prokuroria e Beratit, në bashkëpunim me Policinë e Skraparit, arrestoi pesë persona të dyshuar për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" dhe "Kultivim i bimëve narkotike". Të arrestuarit janë shtetasit V.B., D.B., Gj.M., E.M. dhe F.M.
Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes, u zbuluan 37 bimë narkotike të dyshuara si ‘canabis sativa’, të cilat ishin kultivuar në një parcelë pranë një stani. Në hyrje të parcelës u kap në flagrancë shtetasi E.M.
Gjithashtu, nga kontrolli i stanit, i cili është në pronësi të shtetasit Gj.M., u gjetën dhe u sekuestruan dy thasë me bimë të prera, të cilat ishin në proces tharjeje, të dyshuara po ashtu si ‘canabis sativa’, shkruan A2.
Prokuroria po vazhdon hetimet për rastin, ndërsa personat e arrestuar do të përballen me akuzat për prodhim dhe shitje të narkotikëve, si dhe kultivim të bimëve narkotike. (A2 Televizion)