Shkrumbohet magazina e një biznesi në Fier, ja shkaku

Nga Çaku Tafa
25 Shtator 2024, 08:48 | Kronikë

Shkrumbohet magazina e një biznesi në Fier, ja shkaku

Një garazh i nëndheshëm me materiale kozmetike është shkrumbuar nga flakët në Fier, rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm.

Sipas burimeve të A2, garazhi është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë një mjet zjarrfikës i cili ka bërë të munduar shuarjen e flakëve, ndërsa e pranishme ndodhet dhe policia e grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos