Më pak aksidente, por më shumë viktima në 3 muaj të 2025-ës

Nga Xhensila Kodra
29 Prill 2025, 15:22 | Kronikë

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti në të gjithë vendin kanë ndodhur 301 aksidente. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i ngjarjeve rrugore është në ulje, por është rritur numri i viktimave.

Bie numri i aksidenteve, por rritet ndjeshëm i viktimave. Në 3 muajt e parë të vitit Policia e Shtetit dhe INSTAT konfirmojnë 301 aksidente, nga 377 të ndodhura në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Por nëse vitin e kaluar nga janari në mars 34 persona humbën jetën rrugëve të vendit, këtë vit janë 52 viktima. Shkak për aksidentet janë disa faktorë.

Nuk mungojnë as rastet kur shkaktarë kanë qenë edhe këmbësorët.

Por çfarë duhet të ndryshojë në Kodin Rrugor, sipas ekspertit Hoxha, kur shkaktarë janë këmbësorët?

Sipas të dhënave, numri më i lartë i aksidenteve është shënuar gjatë mesditës dhe kryesisht ditën e hënë e më pak të enjteve. Ndërsa shkaktarët e këtyre ngjarjeve rrugore më së shumti janë të moshës 35 deri në 44 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos