“Më rrahën nipin”, Lul Rakaj rrëfehet përse i plagosi dy personat në Malësi të Madhe

Nga A2 CNN
16 Shtator 2024, 11:16 | Kronikë

“Më rrahën nipin”, Lul Rakaj rrëfehet përse i

A2 CNN ka zbardhur dëshminë e të arrestuarit Lul Rakaj, i cili një ditë më parë plagosi me armë dy persona pranë një lokali në Malësi të Madhe.

Autori tha përpara hetuesve se kishte shkuar për t’u sqaruar me dy personat që plagosi pasi ata disa ditë më parë i kishin rrahur nipin. Ai sqaron se ka pasur një debat mes tyre dhe tregon se ka nxjerrë armën pasi dyshonte se ishin të armatosur.

“Pak ditë më parë dy personat që kam plagosur kanë goditur nipin tim duke e rrahur, vetëm 13 vjeç. Di që më kanë goditur nipin i cili më tregoi për ngjarjen e ndodhur.Unë shkova për të folur me ta dhe aty nisi debati.  Dyshova se njëri prej tyre kishte armë zjarri ndaj duke menduar se mund të më vrisnin qëllova ndaj tyre”, tha Rakaj.

Mëngjesin e së dielës, Lul Rakaj qëlloi me pistoletë dhe plagosi Besmir Çofin dhe Avenir Hasanajn, të cilët u dërguan në spitalin e Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autori u largua më pas nga vendngjarja për t’u arrestuar disa orë më pas nga forcat specoale, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos