Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe dënimin me 2 vite burg për ish-avokatin e shtetit, Irgen Kërçuku, i shpallur fajtor për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Kërçuku dyshohet se mori një ryshfet prej 9 milionë lekësh nga Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut).
Rrumi kërkonte nga Kërçuku që të mos merrte pjesë në procesin gjyqësor me palë ndërgjyqëse paditës Pal Seçuni, palë e paditur ZVRPP Durrës dhe palë e tretë Avokatura e Shtetit si dhe për të mos kryer një veprim që lidhet me detyrën e tij konkretisht, për të mos bërë në vijim ankim në Gjykatën e Apelit, për vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. (A2 Televizion)