“Me snajper brenda burgut”, Hoxha rrëfen planet për ekzekutimin e Altin Ndocit

Nga Armand Bajrami
12 Shkurt 2026, 16:08 | Kronikë

Në seancën e së enjtes të dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme, ish-i penduari, Henrik Hoxha, rrëfeu një plan për vrasjen e Altin Ndocit, i njëjti që pak javë më parë u arratis nga spitali i Durrësit. Në përgjigje të pyetjeve të avokatëve, i pandehuri Hoxha tha se porosinë për vrasjen e kishte marrë nga Nuredin Dumani. “Kjo për shkak se këta ishin bërë bashkë dhe ishin bërë kundra Krymit”, tha Hoxha, që me këtë nofkë i referohet të penduarit Erion Alibej.

Sipas Hoxhës, ndonëse ishte marrë porosia krimi nuk ishte realizuar, për shkak të pandemisë Coivid19.“Ndoci ka jetuar nga zona e ‘Misto Mames’ në Tiranë. I kam kaluar në lagje, ma ka treguar hyrjen e tij Nuredini. Ishte e vështirë të realizohej. Bije shumë në sy, se ishte pandemi. Lëvizje nuk kishte e nuk kishe ku rrije”, tregoi Hoxha, përcjell A2 CNN.

I pandehuri tha Nuredin Dumani ishte porositur nga Erion Alibej për këtë krim, pasi ai investonte, por në vitin 2020. I pyetur nëse pas burgosjes së Ndocit është bërë ndonjë diskutim për eleminimin e tij, Hoxhaj tha: "Ne jemi interesuar për ta vrarë Altin Ndocin me snajper brenda në burg. Nuredini e diskutonte me mua. Ishte në ëndrrat e tij, por nuk e kemi realizuar".

Në të njëjtën seancë, Hoxha, i penduari Erion Alibej tha para gjykatës se kishte qenë prezent bashkë me Nuredin Dumanin, kur ishte bërë një bisedë të aplikacion të ekriptuar për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit. Me herët, Hoxha, sqaroi se vetëm e kishin diskutuar me Nuredinin, por nuk kishin marrë porosi për vrasjen. “Tani, unë po them ca më ka thënë Nuredini, ju përgjigj Hoxha Alibejt, se është palaço ai ca të bëjmë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos