I vendosi tritolin biznesit të sallamit në Fushë-Krujë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Nga A2 CNN
7 Mars 2025, 09:26 | Kronikë

I vendosi tritolin biznesit të sallamit në Fushë-Krujë,

Është zbardhur autorësia e vënies së tritolit 2 ditë më parë në një biznes sallamerie në Fushë-Krujë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes dhe ka sekuestruar automjetin me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit.

Autori 26-vjeçar akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Krujë- Zbardhet autorësia e vënies së një sasie lënde plasëse, në murin rrethues të një biznesi në Fushë Krujë, 2 ditë më parë.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit të shtetasit D. M., se gjatë natës së datës 05.03.2025, në murin rrethues të dyqanit të tij, në Fushë Krujë, kishte shpërthyer lëndë plasëse, që kishte shkaktuar dëme të vogla materiale, u mundësua identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit K. C., 26 vjeç, banues në Krujë.

Në vijim të veprimeve procedurale, 26-vjeçari u shpall në kërkim, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos