Merr flakë mjeti në Vlorë, shpëtojnë mrekullisht personat brenda tij

Nga A2 CNN
25 Gusht 2024, 10:04 | Kronikë

Merr flakë mjeti në Vlorë, shpëtojnë mrekullisht

Një makinë është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të kësaj të diele pranë Vlorë.

Ngjarja aksidentale ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta në autostradën e Vlorës, në vendin e quajtur Kripa.

Makina ka qenë në ecje kur është përfshirë nga flakët .Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa mjeti është shkrumbuar plotësisht.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos