Meta kërkon lirinë, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e ish-presidentit në GJKKO

Nga Armand Bajrami
2 Shtator 2025, 11:29 | Kronikë

Meta kërkon lirinë, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e

Gjykata e Posaçme e Apelit cakton datën 8 shtator, ora 10:00, për seancën gjyqësore të ankimit të ish-presidentit Ilir Meta, kundër vendimit që la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, raporton A2 CNN. Më 13 gusht, Gjykata e Posaçme vendosi të mos pranojë kërkesën e Metës për të lënë qelinë, duke arsyetuar se nuk ka ndryshuar asnjë kusht ligjor që mund të çonte në zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg” për të pandehurin.

Ish-presidenti qëndron në paraburgim prej tetorit 2024. Sipas gjykatës, prej 26 majit pozita penale e Metës është rënduar, pasi ai ka marrë cilësinë e të pandehurit dhe është njohur zyrtarisht me akuzat e ngritur ndaj tij. Gjykata arsyetoi se ekzistonte mundësia që Ilir Meta, në gjendje të lirë, mund të ndikonte te dëshmitarët, referuar faktit se disa prej tyre bëjnë pjesë në subjektin politik ku ai është president dhe se mund t’i influencojë për dëshmi në favor të tij.

Prej fundit të majit Ilir Meta është marrë i pandehur nga SPAK për “korrupsion” në tre raste, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”, në të njëjtën dosje ku është e pandehur edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos