Humb jetën turisti francez në Sarandë, dyshohet se ishte i dehur

Nga A2 CNN
2 Shtator 2025, 10:13 | Kronikë

Humb jetën turisti francez në Sarandë, dyshohet se ishte i dehur

Një turist francez ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në qytetin e Sarandës.

Paraprakisht raportohet se shtetasi francez M. F., 28 vjeç në gjendje të dehur ka humbur ekuilibrin dhe aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e këtij rasti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos