Është rënduar bilanci i viktimave të aksidentit të ndodhur pasditen e së hënës në aksin Levan- Vlorë në afërsi të fshatit Panaja.
Policia e Vlorës konfirmon për A2 CNN se pas drejtuesit të kamionçinës i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes, ka ndërruar jetë tashmë edhe pasagjeri.
Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
(A2 Televizion)