Ish-presidenti Ilir Meta ka kërkuar thirrjen si dëshmitar të Kryeministrit Edi Rama në gjyqin që po zhvillohet kundër tij në Gjykatën e Posaçme. Ramën e kërkoi edhe ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, e cila gjithashtu kërkoi dëshminë e Adrian Shatkut, Edmond Haxhinastos, Milena Haritos, Elona Gurit, Pirro Xhixhos, Ermal Topallit, Albana Shtyllës dhe Ema Çokut, raporton A2 CNN.
Përmes avokatit të tij, Meta kërkoi pyetjen në cilësinë e të pandehurës edhe të Monika Kryemadhit. “Për fat të keq, më mënyrë recidiviste të mashtrojë gjykatën. Unë jam rrëmbyer, ashtu si e ka parë gjithë bota, vetëm mbi bazë të një letre te falsifikuar të sjellë me letër porosi në lidhje me lobimin. Unë kam qenë në dispozicion të prokurorisë”, tha Meta.
“Kjo çështje është e ngritur që në vitin 2018 nga Mother Jones, pas zgjedhjeve në SHBA në 4 nëntor kur ikën regjimi i Charls McGonigal, pasi ky i fundit është i përfshirë në hetimet e mia dhe kjo është e konfirmuar nga gjykatat amerikane. Gjatë rrugës nga Shqipëria në Kosovë merrte dhe dekorata nga bashkia McGonigal. Para se ky njëri të vinte në Shqipëri ka qenë në Vjenë dhe aty ka informacione se ka qenë me Tom Doshin, po ashtu thuhet se në atë takim ka qenë edhe shtetasi Durim Bami”, shtoi ai.
“Pas këtij takimi më pas ka dal në skenë Romeo Kara që shkoi dhe bëri kallëzimin ndaj meje. Këta më kanë marrë në pyetje, unë kam dhënë sqarime në lidhje me këtë çështje. Janë sqarimet e mia ato që kanë qëndruar dhe do t’i qëndrojnë kohës. Historia e telefonatave që dëgjuam, unë kam qenë prezent kur është bërë kontrolli i banesës kam qenë prezent kur zonja Kryemadhi ka pretenduar se një nga celularët e gjetur atje ishte celulari i saj personal, ja ka bërë të qartë që ky është telefoni im dhe jo i mamasë time dhe unë jam deputete, etj. Dhe mesa mbaj mend kanë rënë dakord qe të shënohet në procesverbal. Herën e kaluar dëgjuam që gjykata është shprehur që të bëhet ekspertimi i telefonit të Fatime Kryemadhit kur ai nuk është i saj. Këto janë veprime të qëllimshme kundër Ilir Metës. Ne e kemi paraqitur listën e dëshmitarëve me shkrim në seancën e kaluar. E theksoj edhe njëherë që thirrjen e Edi Ramës si dëshmitar. Ne këtu do të vazhdojmë një proces të rregullt ligjor në mënyre që të zbardhet e vërteta”.
Seanca e të mërkurës u ndërpre dhe u shty për në datën 10 shtator. (A2 Televizion)