Tragjedi në Kretë, mbytet i mituri shqiptar

Nga A2 CNN
1 Qershor 2024, 18:16 | Kronikë

Tragjedi në Kretë, mbytet i mituri shqiptar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë së shtunës në Kretë, ku një i mitur shqiptar është mbytur teksa lahej në det.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e Arvit, ku i mituri 7 vjeçar me emrin Nikolas, i ka shpëtuar vëmendjes së nënës dhe ka hyrë për t’u larë në det.

Në ato momente deti ka qenë i trazuar dhe dallgët e tërhoqën të miturin në thellësi.

Pavarësisht ndërhyrjes së banorëve të zonës, i mituri nuk mundi të mbijetonte.

Në vendngjarje  ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe  fëmija është transportuar në Qendrën Shëndetësore të Viannos, por fatkeqësisht  nuk ia ka dalë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos