Gjykata e Posaçme ka lejuar SPAK të ushtrojë një kontroll në banesën e motrave Gjovana dhe Alda Nikolli në Elbasan. Kontrolli është bërë për llogari të hetimit të SPAK mbi shpërthimin e një eksplozivi në derën e banesës së dy motrave korrikun e vitit të shkuar.
Nga shpërthimi nuk u lënduan dy motrat, por mori plagë të rënda fqinji u tyre 29 vjeçar, EneThomaraj, që ndërroi jetë tre dite më vonë në spital. Kontrollit i janë nënshtruare dhe makina dhe telefonat e tyre, pas dyshimeve të SPAK se mund të gjenden prova ose të dhëna në ndihmë të hetimit.
Gjovana Nikolli është partnere e Amarildo Nikollit, i penduar i drejtësisë në një nga hetimet e SPAK, ndërsa Alda Nikolli pretendoi një raport ne Nuredin Dumanin, i penduar i drejtësisë në dosjen “Plumbii artë”. Pas shpërthimit motrat Nikolli pretenduan se qëndronte Nuredin Dumani. (A2 Televizion)