Arrestohet "Skifterja" 26-vjeçare, kryente vjedhje me dhunë

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2026, 13:56 | Kronikë

Arrestohet "Skifterja" 26-vjeçare, kryente vjedhje me

Arrestohet në Tiranë 26-vjeçarja Rozita Sopoti, nën akuzën për vjedhje. Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Intervali”. Ajo është dënuar edhe më parë për vjedhje dhe aktualisht mbahet nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

“Pas denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje të pronës/pasurisë së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan punën për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve përgjegjës.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Intervali”, u identifikua dhe u arrestua shtetasja R. S., 26 vjeçe, me precedent të theksuar për vjedhje”.

Nga këto veprime dyshohet se kjo shtetase:

-më datë 07.02.2026, ka vjedhur me dhunë në një subjekt;

-më datë 20.02.2026, i ka vjedhur me dhunë, një shumë parash, një shtetasi;

-më datë 03.01.2026, ka vjedhur në një subjekt.

Vijon hetimi për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer kjo shtetase.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A2 CNN (@a2cnn) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos