Motori përplaset me biçikletën në Fier, dy të lënduar

Nga Çaku Tafa
19 Tetor 2024, 12:21 | Kronikë

Motori përplaset me biçikletën në Fier, dy të

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në rrugën “Shenjt Leonardo Murialdo” në unazën lindore të qytetit të Fierit.

Sipas burimeve për A2 CNN, një motor është përplasur me një biçikletë, duke shkaktuar plagosjen e të dy drejtuesve.

Menjëherë pas aksidentit, ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.

Policia ndodhet në vendngjarje për të kryer hetimet dhe për të përcaktuar rrethanat e aksidentit. Nuk dihet ende shkaku i përplasjes dhe gjendja e personave të lënduar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos