Gjykata e Tiranës shtyu për një datë tjetër seancën paraprake ndaj motrave Antonela dhe Mariela Berisha, të akuzuar për “plagosjen e rëndë” me dashje të modeles Klea Prenga.
Sulmi për të cilat kërkohet gjykimi i tyre ndodhi në ambientet e një ambientet e një restoranti në zonën e Kodrës së Diellit në kryeqytet në gusht të vitit të kaluar.
Pas dështimit të seancës të së martës, dy motrat u panë të largohen nga gjykata të shoqëruara edhe nga një punonjës policie, për shkak se e pandehura Mariela Berisha ndodhet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. (A2 Televizion)