Një shtetas rus është ndaluar në Rinas dhe pritet të ekstradohet në vendlindje, pasi kërkohet nga Interpol Moska, për mashtrim.
Si rezultat i verifikimeve dhe intervistimeve të detajuara që kryhen nga Policia Kufitare e Rinasit, në hyrje dhe në dalje të vendit, për të parandaluar lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, si dhe pas shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, shtetasi rus, i kërkuar ndërkombëtarisht, A. B., 57 vjeç, banues në Izrael.
57-vjeçari akuzohet nga autoritetet ruse, për mashtrim.
Vijon bashkëpunimi me homologët, për ekstradimin e shtetasit A. B., në Rusi. (A2 Televizion)