Sokol Hoxha, i akuzuar për tre vrasje është arrestuar disa herë prej vitit 2010 si në pikat kufitare në Shqipëri por dhe shtete të tjera. Megjithatë është lënë gjithmonë i lirë. Shkak ka qenë ekzistenca e dy personave me të njëjtat gjeneralitete përfshirë, emrin, mbiemrin dhe ditëlindjen. Për fat të keq në çdo rast i ndaluari ka qenë personi i gabuar, të paktën deri në 5 maj 2026.
Në Ohajo të SHBA u dha njoftimi për kapjen e të shumë kërkuarit të vërtetë, por në fakt rezultoi se përdorte identitet tjetër, shkruan A2 CNN. Autoritetet amerikanë zbuluan se ai përdorte emrin e rremë Hysen Gashi 58 vjeç, nga Kosova. Në këtë mënyrë kishte mundur t'i shpëtonte syrit të forcave të rendit për 10 vite. Kanë qenë shenjat e gishtave dhe identifikimi përmes kamerave inteligjente për tiparet e fytyrës që zbuluan situatën dhe më tej u njoftuan autoritetet shqiptare.
Këtë të enjte fieraku 51-vjeçar Sokol Hoxha, autor i tre vrasjeve në vitin 1997, është ekstraduar nga SHBA drejt Shqipërisë. Ai mbërriti në Aeroportin e Rinasit i shoqëruar nga forca të shumta policore.
Në vitin 2000 Gjykata e Fierit ka dhënë dënimin me 25 vjet burgim, për vrasjen e dy vëllezërve në Patos, në bashkëpunim me një shtetas tjetër.
Edhe në arrati 51-vjeçari nuk i ndali aktivitetet e paligjshme ku ka qëndruar në Greqi dhe më pas në Belgjikë. Sipas hetimeve të agjencive ligjzbatuese të huaj aktiviteti kryesor i në Bruksel ka qenë prostitucioni. Madje dyshohet se Sokol Hoxha kishte sajuar një martesë me Brunilda Dervishin, por ai e shfrytëzonte për prostitucion, derisa e vrau në një bar në Bruksel. Për këtë vrasje u dënua në vitin 2010 me burg të përjetshëm. Ndërkohë pas vrasjes në Belgjikë, ai u largua fillimisht drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe më pas drejt SHBA-ve, ku qëndroi i fshehur për shumë vite. (A2 Televizion)