Një 22-vjeçar ka humbur jetën në Malësinë e Madhe këtë të diel. Sipas policisë, ai dyshohet të jetë pësuar arrest kardiak sapo është futur në lumin Cen për t’u larë.
“Rreth orës 16:30, në fshatin Nikç, shtetasi K. N., 22 vjeç, në momentin që është futur në ujë për t'u larë në lumin Cen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, raporton policia. (A2 Televizion)