Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët, në kërkim ai që i punësoi

Nga A2 CNN
5 Shtator 2025, 16:23 | Kronikë

Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil,

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi po ndërtonin pa leje në tokë publike në Ksamil, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër i dyshuar si personi që i punësoi.

Sipas njoftimit të policisë ata u kapën teksa po ndërtonin me blloqe betoni dy objekte në tokë publike, pa leje nga organet kompetente.

“Në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ushtruar kontrolle në Ksamil, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe si rezultat, më datë 04.09.2025, në rrugën “Riviera”, Ksamil, u konstatua ndërtimi i 2 objekteve me konstruksion blloqe betoni, të papërfunduara, në tokë publike, pa leje nga organet kompetente.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. P., 36 vjeç, R. M., 34 vjeç, M. M., 47 vjeç, dhe  A. A., 19 vjeç, banues në Sarandë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. P., 42 vjeç, banues në Ksamil, i dyshuar si personi që kishte punësuar shtetasit e lartpërmendur për të ndërtuar pa leje në tokë publike”, njofton Policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos