
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosuar disa ndryshime në rang shefa komisariatesh.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Luan Sinanaj nga shef i komisariatit të Krujës, emërohet shef i komisariatit të Pogradecit.
Ndërsa shef i komisariatit të Krujës emërohet Santiljano Ndreu, i cili më parë mbante postin e shefit të krimeve në komisariatin nr. 5 në Kamëz.
Kurse Gentian Dedej emërohet shef i komisariatit të Bulqizës. (A2 Televizion)