Në gjendje të dehur, babai plagos me thikë djalin në Korçë

Nga Artin Halili
2 Qershor 2024, 23:00 | Kronikë

Një person në gjendje të dehur ka dhunuar bashkëshorten dhe më pas ka goditur me thikë djalin e tij, duke e lënë të plagosur në Korçë.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 të qytetit. Babai, që sipas të dhënave paraprake, ka qenë i dehur, pas një debati verbal e më pas fizik qëllon me thikën e bukës djalin e tij.

Mësohet se djali ka marrë plagë në pjesën e dorës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në lagjen e njohur si "lagjja e francezëve".

Policia ka mburritur në vendngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos