Në kërkim ndërkombëtar për kanosje e ngacmim seksual, arrestohet në Gjermani 62-vjeçari

Nga A2 CNN
2 Gusht 2024, 08:50 | Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar për kanosje e ngacmim seksual,

Një 62-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga në Gjermani.

Siç bëhet e ditur, F. I., 62 vjeç, shtetas i Kosovës, ishte shpallur nga  Interpol Tirana, pasi dyshohet të ketë kërcënuar një grua, duke i kërkuar 5 000 euro në mënyrë që të mos i publikonte një video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht edhe mbesën e saj. 

Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 03.02.2022, i ka caktuar masen e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Kanosja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Ngacmimi seksual".

Kapja e 62-vjeçarit erdhi si rezultat i  informacionit të siguruar nga Policia shqiptare dhe i shkëmbimit të tij me homologët gjermanë. Ndërkohë, po kryen procedurat për eskstradimin e tij drejt Shqipërisë. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos