Në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh, arrestohet 27-vjeçari në Fier

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2024, 10:36 | Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh,

Një 27-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga nga Policia e Fierit.

Blutë njoftojnë se i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po punohet për ekstradimin e  tij drejt Kosovës, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i policisë:

DVP Fier/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër, operacioni i koduar “Fratar”.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasi E. M., 27 vjeç, banues në fshatin Gadurovë, Mallakastër.

Ky shtetas u kap në fshatin Fratar, pas një pune operative nga shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore. 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Pejës, më datë 30.10.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet kosovare, për ekstradimin e 27-vjeçarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos