
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Kavajë, ku 47-vjeçari Alket Isufi u godit me thikë nga Landi Puja.
Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte parkuar automjetin para banesës së shtetasit Land Puja. Ky i fundit ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar viktimës të largojë makinën, ç’ka ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre, shkruan A2.
Gjatë debatit, viktima, Alket Isufi, dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit. Në atë moment, Land Puja ka nxjerrë një mjet prerës (thikë) dhe e ka goditur viktimën dy herë në pjesën e zemrës.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)