Në kërkim për drogë dhe lojëra fati, vetëdorëzohet ish-kreu i policisë së Lezhës

Nga A2 CNN
11 Shtator 2024, 19:45 | Kronikë



Pas më shumë se 5 muajsh në kërkim është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës, ish-drejtori i Policisë së Lezhës, Henrigert Mitri.

Ish-efektivi i policisë, Mitri po hetohet pasi ka dyshime se drejtonte kultivimin e kanabisit në Lezhë dhe organizonte aktivitetin e lojërave të fatit.

Pas urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK, Henrigert Mitri u përjashtua nga radhët e Policisë së Shtetit më 20 Maj 2024 me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Ai dyshohet se gjatë kohës që ushtronte detyrën e drejtorit të policisë së qarkut Lezhë së bashku me oficerin Klodian Shahini, gjithashtu i akuzuar nga SPAK, ushtronin aktivitetin e kultivimit të kanabisit dhe të lojërave të fatit në qarkun e Lezhës.

E gjithë veprimtaria e tyre u zbulua nga zbardhja e komunikimeve në aplikacionin Sky, shkruan A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos