Zjarr në Veliqot të Tepelenës, digjet kasollja, rrezikohet banesa

Nga Rigels Malile
6 Qershor 2024, 08:57 | Kronikë

Zjarr në Veliqot të Tepelenës, digjet kasollja, rrezikohet banesa

Një zjarr i madh ka përfshirë një kasolle në fshatin Veliqot të bashkisë së Tepelenës, para pak minutash, duke shkrumbuar kasollen ku mbahej ushqimi për të imtat dhe ka rrezikuar banesën e shtetasit me iniciale B.V., banor i këtij fshati.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse ku po luftojnë me flakët për të shmangur përfshirjen nga zjarri të banesës aty pranë. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë zbardhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos