Shisnin në treg të zi bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, 3 të arrestuar

Nga A2 CNN
5 Qershor 2025, 10:02 | Kronikë

Shisnin në treg të zi bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, 3

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për shitjet e jashtëligjshme të biletave, për ndeshjen që do të zhvillohet të shtunën e 7 qershorit me Shqipërisë dhe Serbisë. Në pranga ranë Ledion Metallari, Arbi Topi dhe Ilir Lokaj, raporton A2 CNN.

Sipas burimeve identifikimi i tyre është bërë nga rrjetet sociale pasi reklamonin shitjen e tyre me çmim më të lartë nga ai zyrtar. Mësohet se të arrestuarve u janë gjetur edhe bileta me vete. Sipas deklarimit të tyre, biletat i shisnin me 500 euro.

“Si rezultat i sigurimit të informacionit se në një llogari në rrjetin social “Instagram”, shiteshin bileta për ndeshjen e futbollit “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Attention”. Në kuadër të operacionit, u identifikuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit L. M., 34 vjeç, A. T., 23 vjeç dhe I. L., 24 vjeç, të cilët u vunë në pranga, si dhe shtetasi E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar, për të cilët filloi procedimi në gjendje të lirë”, tha policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos