Një punonjësi i Gardës së Republikës është vetëvrarë me armën e shërbimit. A2 CNN mëson se bëhet fjalë për Gentian Lelçaj.
Ngjarja ka ndodhur në mjetin e tij, që e kishte parkuar në garazh, pranë banesës.
"Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës", informon policia.
Nga të dhënat që policia ka marrë dyshohet se gardisti ishte në gjendje të rënduar për shkak të procesit të divorcit.
Policia sakaq ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes. (A2 Televizion)