Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin Fier–Seman, në zonën e njohur si Fermë-Çlirim. Një automjet është përplasur me një mjet bujqësor, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2 CNN.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. (A2 Televizion)