Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, detajet e para

Nga A2 CNN
4 Qershor 2025, 21:50 | Kronikë

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit bregdetar.

Nga të dhënat paraprake rezulton se vatra e zjarrit ka ardhur nga soba e lënë ndezur nga kryefamiljarja e moshuar.

E moshuara kishte lënë sobën ndezur, që më pas ka sjellë përhapjen e zjarrit dhe dëme të shumta materiale.

Forcat e zjarrfikëse dhe policia u lajmëruan, shkruan në vendngjarje dhe shuan flakët, por pa shmangur dot dëmet.

Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar, kurse shkaku cilësohet aksidental. Ndërkohë po merret edhe dëshmia e të moshuarës për të mësuar më shumë për dinamikën e ngjarjes, arsyet përse harroi dhe se ku ndodhej në ato momente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos