Nga Malësia e Madhe në Pukë, asgjësohen 2800 rrënjë kanabis

Nga A2 CNN
21 Gusht 2024, 11:37 | Kronikë

Nga Malësia e Madhe në Pukë, asgjësohen 2800

Policia e Shkodrës ka organizuar një megaoperacion në të gjithë territorin e qarkut, në fund të të cilit u asgjësuan më shumë se 2800 bimë cannabis sativa.

Efektivët e policisë zbuluan dhjetëra parcela bimë narkotike të mbjella në zona të pyllëzuara apo malore në Pult, Shosh dhe Postribë, Shkrel, Shllak dhe Luf-Qerret të Pukës.

Deri në këto momente është shpallur në kërkim shtetasi Gj. Sh., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka kultivuar 74 bimë cannabisi, në vendin e quajtur “Lugu i thive”, teksa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos