Nga Shkodra në Korçë për vjedhje makinash, arrestohen në flagrancë 2 shtetas kur po hapnin dyert e ‘Audit’

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2024, 11:24 | Kronikë

Nga Shkodra në Korçë për vjedhje makinash, arrestohen

Është parandaluar vjedhja e një automjeti në lagjen nr.18 të qytetit të Korçës.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se lidhur me këtë ngjarje, u arrestuan në flagrancë duke hapur dyert e automjetit, 2 shtetas të moshës 33 dhe 30-vjeçare, banues në Shkodër.

Mjetet e përdorura nga këta shtetas për vjedhjen u sekuestruan në cilësinë e provës material, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Korçë-Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon vjedhjen e një automjeti.   

Vihen në pranga 2 shtetasit që u kapën në flagrancë, pas mesnate, duke hapur dyert e automjetit, me mjete të forta. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se dy shtetas po tentonin të vidhnin një automjet, në lagjen nr.18, Korçë, kanë organizuar menjëherë punën në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", për kapjen e tyre.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kapën në flagrancë pas mesnate, duke tentuar të hapnin dyert e automjetit tip “Audi”, me mjete të forta, dhe u arrestuan shtetasit: E. M., 33 vjeç dhe E. Z., 30 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Mjetet e përdorura nga këta shtetas për vjedhjen u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos