“Ngacmonte nënën e...”- Tafani rrëfehet në GJKKO për vrasjen e Çajup Selimit: Takimi me Laert Haxhiun në Greqi

Nga A2 CNN
4 Qershor 2025, 15:19 | Kronikë

“Ngacmonte nënën e...”- Tafani rrëfehet në GJKKO

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme, ku ka rrëfyer detaje mbi porositë për vrasje dhe pagesat që janë bërë nga anëtarë të bandës së Laert Haxhiut.

Në dëshminë e tij, Tafani ka thënë se vrasja e Çajup Selimit u krye pasi ai kishte ngacmuar nënën e Erisianos, njërit prej anëtarëve të grupit të Laert Haxhiut, shkruan A2 CNN.

Po ashtu, ai ka treguar edhe se kush ishin bashkëpunëtorët e tjerë të grupit kriminal, si dhe një takim që kishte zhvilluar me ta në një vilë në Greqi.

Dëshmia e Artan Tafanit para GJKKO:

Pyetje: Përse u vra Çajup Selimi?

Tafani: Mora vesh nga Laerti se u vra pasi Erisiano kishte pasur probleme dhe konflikte me të. Kishin pasur sherr sepse Çajupi kishte ngacmuar nënën e Erisianos. Duke qenë se Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili kishin rënë në burg, Laert Haxhiu kishte nevojë për njerëz dhe për mua. Pas vrasjes së Çajupit shkova në Greqi dhe takova Laertin dhe Mario Diamantin e Xhino Bajramin, në një vil ku ishin me të dashurat.

Tafani: Kur u nisëm për Korçë, unë, Laerti dhe Lulzimi, ky i fundit mori një pistoletë te një garazh ku mbanin armë këto dhe një makinë me portobagazh, ndaluam në Pogradec ku takuam Bledar Berberin dhe Mariglen Topuzin dhe i morëm në makinë. Laerti kërkonte gjatë rrugës vend ku do hidhte trupin edhe Bledari kishte chat email. Pamë një rezervuar. Rrugës bënin dhe shaka, Marigleni i thoshte Laertit “o lala ma le ta bej un, të mësoj dorën”.

Tafani: Për çdo gjë që ndodhte, Bledar Berberi e merrte vesh dhe e dinin qe un sa kisha bër vrasjen në Tepelenë. Unë isha i mpirë.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos