Ngjarje e rëndë në Malësinë e Madhe, 39-vjeçari humb jetën duke prerë dru

Nga Senad Nikshiqi
24 Tetor 2024, 21:39 | Kronikë

Ngjarje e rëndë në Malësinë e Madhe, 39-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ducaj të Malësisë së Madhe në mënyrë aksidentale.

Shtetasi Mondi Makaj 39 vjeç ka humbur jetën në mënyrë aksidentale teksa është dëmtuar me motorsekë në mal duke prerë dru.

Ndërkohë, një tjetër person që ndodhej me të ka shpëtuar. Viktima nuk ka arritur që të përballojë plagët e rënda në trup, shkruan A2.

Ngjarja ka ndodhur në një terren të thyer malor në fshatin Ducaj të Malësisë së Madhe. Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të kryer veprimet e para hetimore dhe për të zbardhur të plotë këtë ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos