Një gjykatë në Zvicër dënon dy shqiptarë për përkrahje të grupit terrorist “Shteti Islamik”

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2025, 15:32 | Kronikë

Një gjykatë në Zvicër dënon dy shqiptarë për

Gjykata Federale Penale e Zvicrës me seli në Bellinzona ka dënuar të hënën dy persona me 30 dhe 53 muaj burg për mbështetje të organizatës terroriste “Shteti Islamik”, njoftojnë mediat zvicerane.

Prokuroria Federale e Zvicrës kishte kërkuar dënime më të larta, shkruan A2 CNN.

Nga dënimi prej 30 muajsh, njëri prej të pandehurve, një shqiptar nga Kosova, duhet të vuajë 15 muaj. Gjykata ka urdhëruar gjithashtu dëbimin e tij nga Zvicra për pesë vjet.

Ai është gjetur fajtor edhe për mashtrim të shumëfishtë, pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe përfitim të padrejtë të shtesave familjare, bëjnë me dije mediat zvicerane, rapotron A2 CNN.

I pandehuri tjetër, me origjinë nga Maqedonia e Veriut, është dënuar gjithashtu për mashtrim të ushtruar në mënyrë profesionale, pastrim parash, falsifikim të shumëfishtë dokumentesh, shpërndarje pamjesh të dhunshme, përfitim të padrejtë të përfitimeve nga sigurimet shoqërore dhe vepra të tjera penale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos