Protesta e PD para Kryeministrisë, policia publikon masat e marra, ja rrugët që do të bllokohen

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2025, 13:37 | Kronikë

Protesta e PD para Kryeministrisë, policia publikon masat e marra, ja

Policia e Tiranës ka publikuar masat e sigurisë për tubimin e njoftuar nga Partia Demokratike, i cili do të zhvillohet nga ora 18:00 deri në 20:00 para Kryeministrisë.

Sipas njoftimit, një sërë rrugësh kryesore në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” do të jenë të bllokuara ose të kufizuara gjatë pasdites:

Nga ora 14:00 – Ndalim parkimi
Nuk do të lejohen automjete të parkuara në:

Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Sheshin “Nënë Tereza”
Rrugën “Ismail Qemali”
Rrugën “Papa Gjon Pali II”
Bulevardin “Zhan D’Ark”
Bulevardin “Bajram Curri”
Segmentet pranë Rrugës së Elbasanit dhe “Ibrahim Rugova”

Nga ora 15:00 – Bllokim qarkullimi
Lëvizja e automjeteve do të ndalohet në:

Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (nga Ministria e Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”)
Rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”
Policia paralajmëron se, në varësi të dinamikës së tubimit, mund të ketë kufizime edhe në akse të tjera, ndërsa qarkullimi do të devijohet në rrugë alternative për të shmangur kaosin në trafik.

Apeli për qytetarët:
Shmangni lëvizjet me automjete në zonën e Bulevardit dhe përdorni rrugë dytësore, për të mos penguar qarkullimin e pjesëmarrësve në protestë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos