
Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Llogara në Vlorë, ku një person u gjet i vdekur brenda një makine që ishte përfshirë nga flakët.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se brenda automjetit nuk janë gjetur as armë dhe as gëzhoja, që mund të vërtetonin kryerjen e një vrasje.
Mësohet se pista e cila qëndron më tepër është vetëvrasja. Dyshohet se personi që humbi jetën ka qënë ish-efektiv policie.
Ndërkohë Policia ka kryer aktin e vetëvrasjes në kushtet e depresionit. Origjina e tij është nga Berati.
Janë verifikuar kamerat e sigurisë në bizneset aty pranë dhe është parë se ka qënë i vetëm kur ka hyrë në Llogora. Dyshimet janë se ka spërkatur mjetin me benzinë dhe është futur brenda tij, teksa është shkrumbuar nga flakët. Pritet që kjo pistë të konfirmohet nga policia. (A2 Televizion)