Shkrumbohen nga flakët kodrat e Orikumit

Nga Edi Ruçi
11 Mars 2025, 13:18 | Kronikë

Një vatër zjarri është konstatuar në mesditë në kodrat e Orikumit. Zjarri që ka rënë si pasojë e djegies së një transformatori të energjisë elektrike po ndihmohet nga era për tu përhapur shumë pranë zonave të banuara.

Për pasojë është djegur një pjesë e kodrës, disa rrënjë ullinj dhe territor me bimësi.

Fal ndërhyrjes në kohë të ekipit të zjarrfikëses së Vlorës, është bërë i mundur lokalizimi dhe fikja e vatrës së zjarrit.

Tashmë ka përfunduar rreziku edhe për banesat në zonë. Dyshohet se zjarrvënia mund të jetë edhe e e qëllimshme, krahas shkakut të transformatorit të energjisë.

Policia pritet të nis hetimet për rastin në fjalë edhe në këtë drejtim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos