Një tjetër incident është shënuar në një kopsht në Elbasan. Policia njofton se në spitalin e Elbasanit është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore një 5-vjeçare, e cila dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, në ambientet e kopshtit.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se 5-vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht, në ambientet e kopshtit ku qëndron. Pasi mori mjekim në spital, vajza u largua në banesë, me familjarët e saj”, njofton Policia.
Kujtojmë se dy ditë më parë një incident u regjistrua në një çerdhe të Krujës, ku dyshohet se u rrëzua një 4-vjeçare. Sipas Policisë ajo është shoqëruar nga familjarët e saj për ndihmë mjekësore në spital. (A2 Televizion)