Nxënësit e gjimnazit “Partizani” i bashkohen protestës, bojkotojnë mësimin dhe bllokojnë rrugën

Nga A2 CNN
14 Tetor 2026, 09:47 | Kronikë

Nxënësit e gjimnazit “Partizani” i bashkohen

Pas studentëve, protestës qytetare kundër qeverisë i janë bashkuar këtë të mërkurë edhe gjimnazistë. 

Nxënës të gjimnazit “Partizani” në kryeqytet kanë bojkotuar mësimin si dhe kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugën “Tafaj”.

Një ditë më parë studentët protestuan para Ministrisë së Arsimit, ku gjatë demonstratës u shënuan përplasje të dhunshme me policinë. Protestuesit hodhën sende drejt godinës dhe dëmtuan rrethimin e saj, ndërsa policia u kundërpërgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës. 

Të paktën 23 protestues u shoqëruan dhe 7 të tjerë morën trajtim mjekësor në spital. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos