I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme lidhur me vrasjen e Fridman Xhaferrit nga grupi i Laert Haxhiut.
Tafani tha se pas një telefonate që mori, Laert Haxhiu, teksa ishin në Greqi, dha urdhër që të shkonin në Korçë dhe të vrisnin Fridman Xhaferrin.
Ai shtoi se gjatë rrugës bënin edhe shaka, ku Marigleni i thoshte Laertit “o lala ma le ta bëj unë, të mësoj dorën”, shkruan A2 CNN.
Tafani shtoi më tej se e morën Xhaferrin në makinë, por nuk i treguan se ku po shkonin. Ai shtoi më tej se më pas shkuan pranë një rezervuari, ku edhe e vranë Fridman Xhaferrin dhe e fundosën trupin e tij nën ujë.
Pjesë nga dëshmia në GJKKO:
Tafani: Ligori mori në celular Laertin dhe i tha se Klisman Xhaferri ka folur në celular me dikë për punë malli. Neve siç ishim tek hoteli na tha Laerti ‘çohuni se do ikim në Korçë ta vrasim’.
Tafani: Kur u nisëm për Korçë, unë, Laerti dhe Lulzimi, ky i fundit mori një pistoletë te një garazh ku mbanin armë këto dhe një makinë me portobagazh, ndaluam në Pogradec ku takuam Bledar Berberin dhe Mariglen Topuzin dhe i morëm në makinë. Laerti kërkonte gjatë rrugës vend ku do hidhte trupin dhe Bledari kishte chat email. Pamë një rezervuar. Rrugës bënin dhe shaka, ku Marigleni i thoshte Laertit “o lala ma le ta bëj unë, të mësoj dorën”.
Tafani: Marigleni dhe Bledari zbritën më pas nga makina, ne vijuam për në Korçë. Në një rezervuar që shkuam, Laerti nuk e pelqeu vendin. Ja rekomanduan Bledar Berberi dhe Mariglen Topuzi, në Korçë shkuam un Laerti dhe Lulzimi, shkuam tek shtëpia e Ligor Romaçkës, u nisëm për tek rezervuari i Gjankshit, na coi Ligori si i zonës, Laertit i pëlqeu. Lulzimin e lam aty, shkuam dhe morëm një litar e një gomë makine, e morëm Fridmanin në makinë, por s’i thamë gjë ku do shkonim. I thamë do paketojmë hashash. Sa mbërritëm, Laerti i thot Fridmanit po qysh ishte ai muhabet që ke thënë, ‘do flas po s’më nxorrët nga burgu’, ai tha jo dhe qante i shkreti, lutej o Marius me thoshte, thuaj t’më falë. Gjuajti njëher Lulzimi me e kap në kokë, por ai luajti kokën. Pastaj Laerti i tha vrite Lulzimit, i gjuajti mbrapa kokës, por ai levizte akoma, merrte fryme akoma. Pastaj i ramë me atë gomën, e lidhën me të dhe e futën në rezervuar, e lidhen trupin edhe me gomë që ta fundoste në ujë. Njëher e nxorri në sipërfaqe, pastaj e lidhëm me gurë dhe e hodhën brenda. (A2 Televizion)