Vlorë, Policia Rrugore me "dorë të hekurt". Aksion në shumë zona të qytetit

Nga Edi Ruçi
16 Dhjetor 2024, 10:26 | Kronikë

Vlorë, Policia Rrugore me "dorë të hekurt". Aksion

Policia Rrugore e Vlorës me "dorë të hekurt". Strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur në Vlorë një aksion të përgjithshëm në shumë zona të qytetit.

Pjesë e kontrollit janë me qindra automjete që shkelin kodin rrugor. Fokusi i kontrolleve automjetet të cilat kanë xhama të zinj për të evidentuar lejen e përdorimit të tyre. Gjithashtu, janë ndalur me dhjetra automjete të cilat verifikohen që kanë një mori gjobash pa u paguar, shkruan A2.

Pjesë e kontrolleve edhe persona të cilët përdorin celularin përgjatë drejtimit të automjetit. Gjithashtu, janë ndaluar dhe automjete të shumta të cilat drejtuesit gjatë përdorimit të tyre nuk kanë vendosur rripin e sigurimit. Masa administrative të marra edhe për personat të cilët drejtojnë automjetin kur në vend të parë kanë një fëmijë nën moshën e lejuar.

Janë ndalur edhe makinat e shtrenjta në të cilat janë evidentuar në kundërshtim me Kodin Rrugor. Pjesë e aksionit të sotëm jo vetëm efektivë të Policisë Rrugore, por edhe drejtues të cilët kanë organizuar kontrollin në terren. Jo vetëm kontrolle, por efektivë të Policisë Rrugore gjatë aksionit kanë ndihmuar dhe të moshuar apo fëmijë për të kaluar rrugën.

Kontrollet kanë nisur prej mëngjesit të kësaj të hëne, teksa kanë vazhduar për disa orë me radhë. Bëhet me dije se janë vendosur qindra masa administrative për mos vendosjen e rripit të sigurimit, përdorimin e aparatit celular, mungesën e lejes për xhamat e zinj si dhe mbajtja në vend të parë e fëmijëve nën moshë.

Gjithashtu, ka pasur edhe masa më të rënda për drejtuesit e evidentuar me shpejtësi tej normave të lejuara apo ata të cilët kanë pasur gjoba të papaguara. Kontrollet janë shtrirë në shumë zona të qytetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos